VATIKAN | PAPA LEO XIV-të: PROGRESI SHKENCOR DUHET TË MBROJË GJITHMONË DINJITETIN NJERËZOR DHE TË UDHËHIQET NGA BAMIRËSIA.

Vatikan | “Për t'u bërë përparim i vërtetë njerëzor, domethënë i të gjithë njeriut dhe i të gjithë njerëzve, përparimi teknik dhe shkencor duhet të frymëzohet dhe të udhëhiqet nga bamirësia.
Vetëm në këtë mënyrë mund të vihet gjithmonë në mbrojtje të dinjitetit njerëzor dhe të promovojë kushtet e jetesës së të gjithëve, veçanërisht të atyre më të pafavorizuarve”.
Kështu tha Papa Leo XIV-të gjatë audiencës së përgjithshme, duke vazhduar katekezën e tij mbi dokumentet e Këshillit (Koncilit) të Dytë të Vatikanit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments