VATIKAN | PAPA LEO XIV-të: 27 SHTATORI ËSHTË DITA BOTËRORE E REFUGJATËVE; FËMIJËT DHE ADOLESHENTËT REFUGJATË JANË MË TË PREKSHMIT.

Vatikan | “E diela, 27 shtator, është Dita Botërore e Migrantëve dhe Refugjatëve”.
Kështu tha Papa Leo XIV-të në fund të audiencës së përgjithshme, duke shtuar se mendimet e mia shkojnë për migrantët, refugjatët, veçanërisht për të miturit e detyruar të braktisin atdheun e tyre.
“Fëmijët dhe adoleshentët janë më të prekshmit.
Ata shpesh përjetojnë vuajtje të papërshkrueshme, dhunë, torturë, shfrytëzim dhe kushte traumatike, dhe shpesh humbasin jetën përgjatë rrugëve të migrimit.
U bëj thirrje të gjithëve të jenë përgjegjës.
Le të ndihen të gjithë të përfshirë në jetën e këtyre fëmijëve, të cilët duhet të mbrohen dhe mbështeten gjithmonë”, tha Papa Leo XIV-të.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit










Comments