VANGJUSH DAKO I SHPALLURI NON GRATA NGA DEPARTAMENTI I SHTETIT LIHET NË BURG.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 9, 2023
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata Kundër Korupsionit dhe Krimit të Organizuar mori vendim që ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, të hetohet me masë sigurimi “arrest me burg”. Bashkë me z. Dako morën të njëjtën masë sigurimi peronal edhe shtatë ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Durrësit, përjashtuar topografin Adrian Bulku, për të cilin gjykata vendosi që të hetohet me masë sigurimi “arrest shtëpie”. Gjykata nuk pranoi kërkesën e prokurorisë (SPAK) për hetimin e znj. Diana Dedja me funksion specialiste e Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit me masën e sigurimit personal “arrest me burg”, por, shqiptoi ndaj saj masën e sigurimit personal “detyrim paraqitje”. Me masën e sigurimit personal “arrest me burg” do të hetohet edhe z. Adhurim Qehajaj, ish drejtori i Urbanistikës së Bashkisë së Durrësit, i cili akuzohet për shkelje që përfshihet në konceptin penal të “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formularëve dhe të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre”, të kryera në bashkëpunim. Z. Fiqiri Farruku, administrartori i subjektit ndërtues “Fakle” Sh.p.k. nën akuzë për “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre”, e kryer në bashkëpunim. Z. Ermal Lama, specialist i Urbanistikës së Bashkisë së Durrësit, nën akuzë për “Shpërdorim detyre” e kryer dy (2) herë, dhe për “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre”, e kryer në bashkëpunim. Z. Fatmir Ejupi, specialist i Urbanistikës së Bashkisë së Durrësit, nën akuzë penale për “Shpërdorim detyre”, e kryer dy (2) herë, dhe për “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre”, e kryer në bashkëpunim. Z. Adnand Toçila, përgjegjës i zyrës urbanistike, nën akuzë penale për “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Z. Meri Semini, specialist i Urbanistikës së Bashkisë së Durrësit, nën akuzë penale për “Shpërdorim detyre”, e kryer dy (2) herë, dhe për “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre”, e kryer në bashkëpunim”. Z. Firzilet Hajdëri, nën akuzë për “Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim”. Të gjithë të akuzuarit e kanë deklaruar veten të pafajshëm, dhe kanë kërkuar që gjykata të shiptonte ndaj tyre masa të buta sigurimi personal. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









___.png)
































Comments