VANGJEL TAVO U ZYRTARIZUA SI KANDIDAT I PARTISË SOCIALISTE PËR ZGJEDHJET VENDORE NË HIMARË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 8, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Subjekti politik pushtetmbajtës Partia Socialiste e Shqipërisë zyrtarizoi z. Vangjel Tavo si kandidat të zgjedhjeve vendore për bashkinë e Himarës.
Kandidatura e tij u votua nga kryesia e Partisë Socialiste.
Z. Tavo aktualisht ushtron funksionin e prefektit të Qarkut të Vlorës.
Data 4 gusht 2024 u caktua nga president ii Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj si datë për zgjedhjet vendore të Bashkisë së Himarës.
Vendimi erdhi pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin z. Fredi Beleri (i cili ishte kryetar i zgjedhur i bashkisë së Himarës) për shakak se z. beleri është arrestuar dhe dënuar për shkelje penale që përfshihen në konceptin penal të blerjes së votës me pare kesh.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)







































...