USHTRIA E KOLUMBISË VRAU ME BOMBARDIM ME PRECIZION TË LARTË RRETH 40 ANËTARË TË KLANIT KRIMINAL TË GJIRIT (CLAN DEL GOLFO) NË DEPARTAMENTIN E ANTIOKIAS.


Bogotë, Kolumbi | Ministria e Mbrojtjes e Kolumbisë ka njoftuar se një ofensivë ushtarake është duke u zhvilluar në departamentin e Antiokias dhe se, pas një serie bombardimesh me precizion të lartë, midis 30 dhe 40 anëtarëve të grupit të parregullt ushtarak të njohur si “Klani i Gjirit” janë neutralizuar.
Operacioni, sipas një deklarate, u krye nga Divizioni i Tretë i Ushtrisë Kombëtare në një zonë pranë komunës së Briçenos (Briceño), 170 kilometra në veri të kryeqytetit, Bogotá.
Një ushtar u vra gjithashtu gjatë ofensivës.
Qeveria njoftoi se viktimat e Klanit të Gjirit, i konsideruar si organizata kriminale më e fuqishme e Kolumbisë, përfshijnë udhëheqësin e qelizës lokale, i njohur si “Andrey”, i kërkuar për trafik droge, zhvatje dhe anëtarësim në bandat e armatosura.
Ofensiva, përfundon deklarata, vazhdon me qëllim rivendosjen e kontrollit të territorit dhe sigurimin e sigurisë së popullsisë civile.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit











Comments