top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOLUMBI: XHUZEPE (GIUSEPPE) PALERMO I NJOHUR SI “PEPPE” U ARRESTUA; AI ËSHTË SHEFI I NDRANGETËS; AI KOORDINOI TRAFIKUN E KOKAINËS MIDIS AMERIKËS SË JUGUT DHE EVROPËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 12
  • 1 min read
ree

Bogotë, Kolumbi | Bosi i Ndrangheta-s, Xhuzepe (Giuseppe) Palermo, i njohur si “Peppe”, u arrestua në Bogotë në një operacion të kryer nga policia kolumbiane dhe Europol-i, si pjesë e Operacionit “Pratì”, Skuadra Fluturuese e Shtabit të Policisë së Rexho Kalabrisë (Reggio Calabria), e koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia.


Ky operacion çoi në kapjen e 20 individëve të tjerë të kërkuar në Itali.


Palermo udhëhoqi blerjen e dërgesave të mëdha të kokainës në Kolumbi, Peru dhe Ekuador, dhe gjithashtu kontrolloi rrugët detare dhe tokësore për të transportuar drogën në tregjet evropiane”, tha Gjenerali Karlos (Carlos) Fernando Triana - drejtor i Policisë Kolumbiane.


Ai shtoi se arrestimi i tij riafirmon angazhimin e Kolumbisë për të luftuar këtë plagë dhe godet në zemër të trafikut global të drogës.


Arrestimi i z. Palermo vjen pas atij të:

1- Mafiozit Emanuele Gregorini, i njohur si “Dollarino”, në Kartagjena (Cartagena) de las Indias, marsin e kaluar.

2- Të z. Luixhi (Luigi) Belvedere, i njohur me nofkën “Kolumbiani”.

3- Z. Gustavo Noçela (Nocella), i njohur edhe si “Ermes”, lidhja kryesore midis klaneve Rinaldi-Formikola, Amato-Pagano dhe De Miko (Micco), në Medelin, në muajin tetor, të vitit 2024.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page