top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOLUMBI: U ARRESTUA HOZE (JOSÉ) ARTEAGA HERNÁNDEZ I NJOHUR SI “EL KOSTENO (COSTEÑO)” | SIGUROI KUSHTET PËR SULMIN E ARMATOSUR NDAJ SENATORIT MIGUEL URIBE TURBAI DUKE REKRUTUAR NJË TË MITUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 6
  • 2 min read
ree

Bogotë, Kolumbi | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Hoze (José) Arteaga Hernández, i njohur si “El Kosteno (Costeño)”, i dyshuari kryesor në sulmin e armatosur ndaj senatorit kolumbian dhe kandidatit presidencial Miguel Uribe Turbai (Turbay), i ndodhur më 7 qershor në kryeqytetin kolumbian.


Drejtori i Policisë Kombëtare, Gjenerali Karlos (Carlos) Triana, e njoftoi këtë lajm.


Ai shpjegoi se z. Arteaga Hernández dyshohet se e ka nxitur të miturin të qëllojë deputetin dhe e ka organizuar sulmin së bashku me:

1- Z. Uilliam (William) Fernando González Kruz (Cruz).

2- Z. Karlos (Carlos) Eduardo Mora González.

3- Znj. Katerine Andrea Martínez (të gjithë të arrestuar dhe të akuzuar për sulmin).


Në arrati që nga orët pas pritës, “El Kosteno” besohet të jetë nxitësi dhe organizatori i tentativës së vrasjes së përfaqësuesit kolumbian të qendrës së djathtë, i cili, është ende i shtruar në spital në gjendje shumë të rëndë.


Ajo që e drejtoi gishtin nga ai, ishte znj. Katherine Andrea Martínez, e njohur si Gabriela, e arrestuar disa ditë pas sulmit.


Gabriela tha se i ishte dhënë detyra nga “El Kosteno” për të transportuar pistoletën (Glock) të përdorur në sulm, duke i premtuar një kompensim prej 10 milionë peso (rreth 2200 euro) në rast suksesi dhe 700 mijë peso (rreth 150 euro) në rast dështimi të misionit.


Gruaja e re më vonë rrëfeu se ia kishte dorëzuar armën të miturit të konsideruar si autori material i krimit, i cili, përfundoi në pranga menjëherë pas sulmit kriminal.

Z. Hoze (José) Arteaga Hernández, i njohur si “El Kosteno (Costeño)”.
Z. Hoze (José) Arteaga Hernández, i njohur si “El Kosteno (Costeño)”.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page