URUGUAI | QEVERIA PO SYNON DREJT LEGALIZIMIT TË HASHASHIT PËR TË HUAJT (PËR TË FRENUAR BLERJET NË TREGUN E ZI).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 24
- 1 min read

Montevideo, Uruguai | Uruguai po shqyrton një mekanizëm për të lejuar shitjen e marijuanës së ligjshme për turistët, studentët dhe punëtorët e huaj jo-rezidentë.
Kanabisi është rregulluar që nga viti 2017 dhe mund të blihet nëpërmjet tre kanaleve:
1- Kultivimi në shtëpi për përdorim vetjak.
2- Anëtarësimi në klubet e kanabisit.
3- Blerja nga farmacitë pas regjistrimit në një regjistër të posaçëm.
“Instituti për Rregullimin dhe Kontrollin e Kanabisit po rishikon aktualisht kërkesat e tij”.
Kështu raporton enti mediatik latin “Infobae” - me qëllim zgjerimin e grupit të blerësve potencialë dhe parandalimin e vizitorëve të huaj që të drejtohen drejt tregut të paligjshëm.
Sipas të dhënave zyrtare, mbi 85 mijë veta janë të regjistruar për të blerë kanabis në 57 farmaci të autorizuara.
Në vitin 2025, shitjet arritën në 4290 kilogramë, nga 3207 në vitin 2024 dhe 3254 në vitin 2023.
Përballë kërkesës në rritje, Instituti për Rregullimin dhe Kontrollin e Kanabisit u ka dhënë katër licenca të reja kompanive në procesin e themelimit, të cilat, do t'u bashkohen tre kompanive që tashmë operojnë në prodhim për tregun e rregulluar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments