top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NJËSIA E INTELIGJENCËS E GAZETËS EKONOMISTI (THE ECONOMIST): URUGUAI ËSHTË E VETMJA DEMOKRACI E PLOTË DHE FUNKSIONALE NË AMERIKËN E JUGUT; E DYTA KOSTA RIKA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 28, 2025
  • 1 min read

Montevideo, Uruguai | Uruguai mbetet demokracia e vetme plotësisht funksionale e Amerikës së Jugut”, sipas një studimi vjetor nga The Economist's Intelligence Unit.

 

Kjo është raportuar nga faqja e internetit e të përditshmes Montevideo El País, duke nënvizuar, se, sipas indeksit të revistës britanike, vetëm 45% e popullsisë së botës jetonte në demokraci në vitin 2024, ndërsa 39% ishin nën një regjim autoritar dhe 15% në regjime hibride, pra sisteme politike që ndërthurin elemente të demokracisë autoritare.

 

Vetëm 25 vende në botë konsiderohen si demokraci të plota nga gazeta Ekonomisti (The Economist), dhe mes tyre Uruguai, i renditur i 15-ti në indeks dhe Kosta Rika, në Amerikën Qendrore, e renditur e 18-ta, janë dy të vetmet në Amerikën Latine.

 

Duke parë kategoritë në të cilat është ndarë indeksi i Njësisë së Inteligjencës të gazetës Ekonomisti (The Economist), Uruguai ka marrë 10 pikë në kategorinë e procesit zgjedhor dhe pluralizmit; 9.41 në liritë civile; 9.29 në funksionimin e qeverisë; 7.78 në pjesëmarrjen politike dhe 6.88 në kulturën politike, shifra të ngjashme me ato të vitit 2023.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page