UNAZA E MADHE E TIRANËS LEHTËSON TRAFIKUN DHE RRIT VLERËN E PRONËS SË PATUNDËSHME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 4, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Në kantierin e Unazës së Madhe vijon puna me ritme të shpejta - në të gjitha lotet e saj - për ta përfunduar brenda afateve kohore të parashikuara në projekt.
Ky projekt me rëndësi për Tiranën dhe periferitë e saj do të lehtësojë trafikun, por edhe do të shtojë ndikimin në ekonomi, duke rritur vlerën e pronës së patundëshme, dhe njëkohësisht lindjen dhe zhvillimin e bizneseve të reja.
Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë, që lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.
Llogaritet se hyrja dhe dalja nga Tirana për çdo qytetar, lehtësohet me një të tretën e kohës.
Punimet për ndërtimin e të gjitha loteve të Unazës së Madhe, pritet të mbyllen brenda këtij viti.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)









































Comments