TIRANË | FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË TESTUAN GATISHMËRINË LUFTARAKE SIPAS STANDARDEVE TË NATO-s.

Tiranë, Shqipëri | Grupbatalioni i Këmbësorisë së Lehtë i Forcave të Armatosura të Shqipërisë vuri në provë aftësitë e tij luftarake gjatë Vlerësimit të Gatishmërisë Luftarake të NATO-s (CREVAL).
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë bëri të ditur se gjatë këtij procesi, grupi i batalionit, i cili është stërvitur krah për krah me Gardën Kombëtare të Xhersit të Ri në kuadër të një bashkëpunimi më shumë se 25-vjeçar, dëshmoi se aftësitë e tij taktike dhe se ndërveprueshmëria përmbush standardet e larta të NATO-s.
Në aktivitet morën pjesë edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe ministri i mbrojtjes, Ermal Nufi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit










Comments