SHBA-ës | PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: GAZA ËSHTË SPEKTAKËL QË NA TURPËRON TË GJITHËVE; DUHET NJË ZGJIDHJE ME DY SHTETE.

Qyteti i Jorkut të Ri, Amerikë | “Çfarë besueshmërie kemi nëse vazhdojmë të mbetemi joaktivë në Gazë?”.
Kështu tha presidenti Emanuel Makron (Emmanuel Macron), duke folur në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), duke shtuar se ndërtimi i një zgjidhjeje me dy shtete është parakusht për sigurinë e sotme dhe të nesërme për Izraelin dhe popullin e tij, duke theksuar se do të ishte e papranueshme të vazhdojmë të dëshmojmë këtë spektakël që na turpëron të gjithëve në Gazë dhe Bregun Perëndimor pa ndërmarrë veprime.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit










Comments