UKRAINË | ALARM NË KIEV; SULM I RI ME DRONË RUSË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | “Rusia nisi një sulm të ri me dronë në Kiev këtë mëngjes.
Një seri shpërthimesh të fuqishme u dëgjuan në të gjithë qytetin”.
Kështu raportoi agjencia ukrainase e lajmeve “RBC”, duke cituar kanalin e Forcave Ajrore Ukrainase në platformën shoqërore virtuale “Telegram” dhe korrespondentin e saj.
“Një alarm ajror është lëshuar në Kiev për shkak të një kërcënimi me dron. Ne i nxisim banorët e qytetit të shkojnë menjëherë në strehën më të afërt dhe të qëndrojnë atje derisa të mbarojë alarmi”, njoftoi Administrata Ushtarake e Qytetit të Kievit (KGVA).
Në të njëjtën kohë, Forcat Ajrore Ukrainase regjistruan praninë e dronëve në rajonin e Kievit, duke përfshirë disa avionë që u drejtuan drejt kryeqytetit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments