UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: RUSIA PO PËRGATIT NJË SULM TË RI MASIV PARA SAMITIT TË NATO-s.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | “Ka informacione të reja se rusët po përgatiten për një sulm tjetër masiv.
Kjo është në përputhje me frymën e Putinit.
Menjëherë pas Ditës së Pavarësisë Amerikane dhe para samitit të NATO-s në Ankara”.
Kështu tha presidenti Volodimir Zelenski, bazuar në të dhënat që i janë dhënë nga Inteligjenca ukrainase, i cituar nga enti mediatik vendor “Ukrainska Pravda”.
“Rusia dëshiron të nxisë të keqen dhe të vrasë njerëz. Ju lutemi kini kujdes dhe dëgjoni sirenat e sulmeve ajrore”, tha presidenti Zelenski, duke u bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Ukrainës që të mos vonojnë furnizimin me raketa mbrojtëse ajrore.
“Çdo vonesë në furnizimin me raketat tona mbrojtëse ajrore, raketat Patriot, përfaqëson një humbje jetësh dhe inkurajon Rusinë të vazhdojë luftën”, tha presidenti Zelenski.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments