UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: FALËNDEROJ TË GJITHË ATA QË KANË SHPREHUR NGUSHËLLIME; TË GJITHË ATA QË NUK KANË HESHTUR DHE KANË DËNUAR TERRORIN RUS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | “Fatkeqësisht, ka mungesë të aftësive antibalistike - mungesë të raketave Patriot - ndërsa Putini ende synon të shkatërrojë ndërtesat e banimit në vend që t'i japë fund luftës së tij.
Ne kemi diskutuar licencat për prodhimin e raketave Patriot me Administratën Amerikane për një kohë të gjatë.
Falënderoj të gjitha vendet që ndihmojnë përmes programit PURL, i cili na mundëson të blejmë interceptorë për raketat Patriot.
Megjithatë, për të mbrojtur me besueshmëri jetët, ne kemi nevojë për prodhimin tonë.
Prodhimi evropian këtu në Ukrainë, ose së bashku me partnerët tanë, do të mbështeste gjithashtu SHBA-në në operacione sa herë që është e nevojshme.
Shpresojmë për një përgjigje pozitive nga presidenti Tramp (Trump) për të mbrojtur jetët.
Gjithashtu falënderoj të gjithë ata që i kanë shprehur ngushëllime Ukrainës sot, të gjithë ata që nuk kanë heshtur dhe kanë dënuar terrorin rus”.
Kështu tha presidenti Volodimir Zelenski, në një deklaratë në rrjetin shoqëror virtual Iks (X).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments