UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: DO T'I PËRGJIGJEMI ME PATJETËR SULMIT RUS NDAJ KIEVIT; RUSIA PO GODET OBJEKTIVA JO-USHTARAKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 53 minutes ago
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | “Ukraina me siguri do t'i përgjigjet sulmit masiv rus të natës së kaluar në Kiev, i cili la të paktën 21 të vdekur dhe 85 të plagosur”.
Kështu tha presidenti Volodimir Zelenski gjatë një vizite në vendet e bombardimeve.
“Rusia po sulmon objektiva civile vetëm për ta detyruar Ukrainën të heqë dorë nga shtetësia e saj, për të krijuar një përçarje midis shoqërisë civile dhe ushtrisë.
Kjo është ajo për të cilën ata kanë llogaritur gjatë gjithë luftës. Kjo nuk do të ndodhë”, tha ai, duke shtuar se Ukraina me siguri do t’u përgjigjet sulmeve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments