UKRAINË | KATËR TË VDEKUR NGA NJË SULM ME DRON RUS NË NJË NDËRTESË BANIMI NË SUMI.

Kiev, Ukrainë | “Forcat e ushtrisë ruse nisën një bastisje nate në komunitetin e Romenskas në rajonin Sumi (Sumy), duke vrarë katër veta, përfshirë një vajzë nën dy vjeç”.
Kështu raportoi enti mediatik vendor “Ukrinform”, duke cituar njoftimin në rrjetin shoqëror virtual “Facebook” të kryer nga kreu i administratës ushtarake rajonale, Oleg Hrigorov (Hrygorov).
Raportohet se rusët sulmuan një pallat me një dron sulmues. Goditja shkaktoi një zjarr në shkallë të gjerë.
Fatkeqësisht, dy gra, një burrë i moshuar dhe një vajzë e re, më pak se dy vjeç, vdiqën. Sulmi rus i mori jetën asaj së bashku me atë të nënës së saj.
Tre persona të plagosur po marrin trajtim mjekësor.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments