top of page
E BARDHË SHIRIT.png

UKRAINA: SHBA TASHMË KA GRUMBULLUAR NDIHMË USHTARAKE NË GJERMANI DHE POLONI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 24, 2024
  • 2 min read

 Kiev, Ukrainë | Shtetet e Bashkuara kanë grumbulluar tashmë armë dhe automjete të destinuara për forcat e armatosura ukrainase në magazina në territorin e Gjermanisë dhe Polonisë, edhe para miratimit të paketës së ndihmës prej 61 miliardë dollarësh, e cila mori dritën jeshile nga Senati Federal pak orë më parë.

 

Kjo është raportuar nga një burim i cituar nga transmetuesi televiziv “CNN”, sipas të cilit Pentagoni ka mobilizuar tashmë në javët e fundit një sasi të madhe automjetesh, armësh dhe municionesh për t'u dorëzuar menjëherë në Ukrainë.

 

SHBA fillimisht do të transferojë predha artilerie për të cilat forcat ukrainase kanë nevojë urgjente.

 

Sipas burimeve të cituara nga televizioni, sasia e ndihmës është e tillë që transportimi i saj në front do të përfshijë një problem serioz logjistik.

 

Senati federal i Shteteve të Bashkuara miratoi paketën prej 95 miliardë dollarësh për ndihmën ushtarake për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, dhe e dërgoi masën në Shtëpinë e Bardhë për nënshkrim nga presidenti Xhëu Baidn (Joe Biden).

 

Votimi në Senat shënon tejkalimin përfundimtar të një ngërçi që kishte zgjatur që nga tetori i kaluar, për muaj të tërë, në fakt, shumica republikane në Dhomën e Përfaqësuesve kishte kundërshtuar ndarjen e 61 miliardë dollarëve për mbështetje ushtarake për Ukrainën, duke akuzuar Senatin dhe Shtëpinë e Bardhë se vendoste sigurinë e vendeve të huaja para prioriteteve të sigurisë kombëtare, duke filluar me luftimin e krizës së migracionit në kufirin me Meksikën.

 

Pas disa muajsh presioni nga presidenti Baidn (Biden), homologu i tij ukrainas Volodimir Zelenski dhe udhëheqës të tjerë të kongresit, kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Maik Xhounsoun (Mike Johnson) u zbut javën e kaluar, duke planifikuar një votim mbi një version të projektligjit që do t'i lejojë SHBA-së të konvertojë ndihmën e ardhshme për Ukrainën në hua të siguruara nga të ardhurat e fondeve të pasurisë sovrane të ngrira në Rusi.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

Recent Posts

See All

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page