UKRAINA DHE RUMANIA RANË DAKORD TË NDËRTOJNË NJË URË MBI LUMIN TISA DHE TË FORCOJNË BASHKËPUNIMIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 10, 2025
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Ukraina dhe Rumania kanë rënë dakord të fillojnë ndërtimin e një ure mbi lumin Tisa (Tisza) dhe të forcojnë bashkëpunimin në projektet e infrastrukturës, mbrojtjes dhe rindërtimit.
Marrëveshja u diskutua gjatë një takimi midis kryeministres ukrainase Julia Sviridenko (Yulia Svyrydenko) dhe ministres së jashtme rumune Oana-Silvia Toiu.
Sipas Kievit, qëllimi është të koordinohen më ngushtë përpjekjet në procesin e pranimit në Bashkimin Evropian dhe të zgjerohen projektet e përbashkëta.
Ndër opsionet për bashkëpunim në mbrojtje është një model i ngjashëm me atë danez, me financim të drejtpërdrejtë për prodhimin e pajisjeve ushtarake në Ukrainë.
Kryeminitrja Sviridenko ftoi gjithashtu të dërguarin e posaçëm të Bukureshtit për rindërtim të udhëtojë në Kiev me një delegacion biznesi për të përcaktuar nisma konkrete.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments