PRESIDENTI BRAZILIAN LUIZ INÁCIO LULA DA SILVA DHE HOMOLOGU I TIJ RUS VLADIMIR PUTIN FOLËN NË TELEFON 40 MINUTA | DISKUTUAN LUFTËN NË UKRAINË DHE BASHKËPUNIMIN NË BRICS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 10
- 1 min read

Brasilia, Brazil | Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva dhe homologu i tij rus Vladimir Putin diskutuan luftën në Ukrainë dhe bashkëpunimin brenda BRICS-it në një bisedë telefonike që zgjati rreth 40 minuta.
Sipas një deklarate zyrtare të lëshuar nga qeveria braziliane, në telefonatë, Presidenti Putin ndau informacione në lidhje me diskutimet e tij të vazhdueshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përpjekjet e fundit për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës.
Për më tepër, udhëheqësi i Kremlinit falënderoi Brazilin për angazhimin dhe interesin e tij dhe diskutoi rezultatet e takimit të tij të fundit me të dërguarin e ShBA-ës Stiv Uitkof (Steve Witkoff) dhe samitin me Presidentin Danlld Tramp (Donald Trump), të planifikuar për 15 gusht në Alaskë.
“Presidenti Lula theksoi se Brazili gjithmonë ka mbështetur dialogun dhe kërkimin e një zgjidhjeje paqësore dhe riafirmoi se qeveria e tij është e gatshme të kontribuojë sipas nevojës, përfshirë brenda Grupit të Miqve të Paqes, të nisur me iniciativën e Brazilit dhe Kinës”, thuhej në deklaratën zyrtare nga vendi i Amerikës së Jugut.
Gjatë takimit të tyre, Presidentët Lula dhe Putin diskutuan gjithashtu skenarin aktual politik dhe ekonomik ndërkombëtar dhe bashkëpunimin midis dy vendeve brenda kornizës së BRICS-it, me Presidentin Putinin që përgëzoi Brazilin për rezultatet e samitit të bllokut, të mbajtur më 6 dhe 7 korrik në Rio de Zhaneiro.
Në një nivel dypalësh, Presidentët Lula dhe Putin përsëritën qëllimin e tyre për të organizuar edicionin e ardhshëm të Komisionit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Brazil-Rusi këtë vit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários