top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KANCELARI FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ): NUK MUND TË JETË ÇËSHTJE ORËSH POR NDOSHTA DITËSH OSE JAVËSH DËRGESA E RAKETAVE AMERIKANE PATRIOT NË UKRAINË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 18
  • 3 min read

Updated: Aug 10

ree

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Rusia po shfrytëzon periudhën 50-ditore të dhënë nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) për të rigjallëruar avancimin e saj ushtarak në Ukrainë.


Ministria e Mbrojtjes ka marrë përgjegjësinë për kapjen e tre fshatrave të rinj në rajonet e Kharkiv-it, Donetsk-ut dhe Zaporizhia-s, ndërsa Berlini ka njoftuar se dërgesat e premtuara të raketave të mbrojtjes ajrore Patriot në Kiev mund të vonohen me javë.


Duke iu përgjigjur akuzave për përdorim të armëve kimike nga Komisionerja e Lartë e BE-së Kaja Kallas, Moska ka pohuar gjithashtu se forcat e Kievit kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë përdorim të gjerë të gazrave të ndaluara.


Kreu i forcave ruse për mbrojtje nga armët bërthamore, kimike dhe biologjike, gjenerali Aleksei Rtishçev (Alexey Rtishchev), ka akuzuar ukrainasit për përdorimin e municioneve që përmbajnë një përzierje të kloropikrinës dhe kloroacetofenonit në një bombardim të rajonit të Donetskut më 8 korrik.


Zyrtari i lartë shtoi se që nga fillimi i konfliktit, janë regjistruar më shumë se 500 raste të përdorimit nga ana e Ukrainës të agjentëve kimikë për kontrollin e trazirave (kloroacetofenon), si dhe substancave toksike psikotrope (BZ) dhe agjentëve toksikë të përgjithshëm (klorocianinë dhe acid hidrokianik).


Ditët e fundit, Kaja Kallas, duke cituar burime të inteligjencës holandeze dhe gjermane, foli për 9000 raste sulmesh me armë kimike të ndaluara nga rusët, duke deklaruar se ato janë në rritje.


Ndërkohë, kancelari gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz) ka deklaruar se nuk mund të jetë çështje orësh, por ndoshta ditësh ose javësh, dërgesa e raketave amerikane Patriot në Ukrainë.


Në margjinat e një samiti në Londër me Kryeministrin britanik Keër Starmër (Keir Starmer), Kancelari Merc (Merz) shpjegoi se ministri i tij i mbrojtjes është në kontakt me homologun e tij amerikan për të provuar të finalizojë detajet, pavarësisht se Presidenti Tramp (Trump) ka thënë ditët e fundit se raketat ishin tashmë në rrugën e tyre drejt Kievit.


Ndërkohë, Moska raportoi një nga sulmet më të mëdha me dronë ukrainas kundër territorit rus të mërkurën në mbrëmje, me një total prej 122 të interceptuar, përfshirë tre në rajonin e Moskës.


Në rajonin e Belgorod-it, guvernatori raportoi vrasjen e një gruaje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të sulmeve ukrainase në 24 orët e fundit në katër të vdekur dhe 17 të plagosur.


Sipas autoriteteve lokale ukrainase, një sulm rus në një qendër tregtare në Dobropillia, Donetsk, dje la katër të vdekur dhe 27 të plagosur.


Në Kiev, parlamenti konfirmoi znj. Julia Sviridenko (Yulia Svyrydenko) si kryeministren e re pas emërimit të saj nga Presidenti Volodimir Zelenski.


Presidenti njoftoi gjithashtu se kishte zgjedhur znj. Olga Stefanishina si ambasadoren e re në Shtetet e Bashkuara, duke i habitur ata që kishin marrë përsipër emërimin e Ministrit të Mbrojtjes Rustem Umerov.


Në rolin e tij aktual si zëvendëskryeministër, znj. Sviridenko luajti një rol qendror në finalizimin e marrëveshjes me Uashingtonin për shfrytëzimin e mineraleve ukrainase.


Presidenti Zelenski foli gjithashtu për një tjetër madhëmarrëveshje të mundshme me Shtetet e Bashkuara - këtë herë në sektorin e armëve - në një intervistë me entin mediatik “New York Post”.


Sipas udhëheqësit ukrainas, kjo do të përfshinte një bashkëpunim që do të shihte Uashingtonin të blinte dronë ukrainas të testuar në fushëbetejë në këmbim të blerjes së një serie armësh nga ShBA-ës nga Kievi.


Rusia njoftoi gjithashtu se kishte kthyer trupat e 1000 ushtarëve të tjerë të rënë në Kiev, përveç afërsisht 6000 të dorëzuar tashmë.


Ndërkohë, Ukraina u bashkua zyrtarisht me Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJPN), duke u bërë anëtarja e saj e 125-të.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page