top of page
E BARDHË SHIRIT.png

UDHËHEQËSIT BOTËRORË MBLIDHEN PËR KONFERENCËN E SIGURISË NË MYNIH | TEMË E PARË DISKUTIMI LUFTA NË UKRAINË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 14, 2025
  • 1 min read

Mynih, Republika Federale e Gjermanisë | Një marrëveshje e mundshme paqeje për Ukrainën do të jetë e para në tryezë ndërsa udhëheqësit botërorë mblidhen sot për Konferencën vjetore të Sigurisë në Mynih.

 

Kjo vjen pas njoftimit të papritur të presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) në fillim të kësaj jave se ai dhe presidenti rus Vladimir Putin kishin rënë dakord në një telefonatë për të filluar bisedimet për t’i dhënë fund luftës.

 

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky) ka thënë se vendi i tij duhet të përfshihet në negociata - Kremlini tha se Ukraina do të marrë pjesë në një mënyrë ose në një tjetër.

 

Ndërsa presidenti Tramp (Trump) ka njoftuar se përfaqësues nga ShBA-ës, Rusia dhe Ukraina do të jenë në Mynih për bisedimet e paqes.

 

Por, Rusia - e cila nuk po merr pjesë zyrtarisht në konferencë - nuk ka komentuar dhe një zyrtar i lartë ukrainas tha se bisedimet me rusët në Mynih nuk priten.

 

Presidenti Zelenski do të jetë i pranishëm dhe do të takohet me zëvendëspresidentin amerikan JD Vance dhe sekretarin amerikan të Shtetit Marko (Marco) Rubio.

 

E krijuar në vitin 1963, konferenca drejtohet nga Rregulli i Mynihut - “Angazhohuni dhe ndërveproni me njëri-tjetrin: Mos jepni leksione ose injoroni njëri-tjetrin”.

 

Këto ditë, bisedimet fokusohen në çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe mbrojtjen dhe përfshijnë një sërë pjesëmarrësish si politikanë, akademikë dhe aktivistë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page