U SHPALLËN NË KËRKIM POLICOR FATMIR BEJO DHE KLAJDI CERRI + GENTI BALECI DHE XHONI SPAHO | DYSHOHEN PËR PLAGOSJE GJATË NJË SHERRI MASIV NË PALASË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 27, 2024
- 2 min read
Updated: Sep 4

Sarandë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:
1- Z. Fatmir Bejo (një vit më parë u arrestua me të vëllanë pasi akuzoheshin se kishin marrë peng biznesmenin e ndërtimit Gjergj Fela, me pretendimin e një borxhi të pa shlyer prej 25 mijë €).
2- Z. Klajdi Cerri.
Ata u shpallën në kërkim policor në lidhje me përleshjen fizike që ndodhi në Palasë, ku një qytetar u masakrua nëpërmjet dhunës fizike.
Strukturat vendore të Policisë së Shtetit fillimisht bënë me dije se ishin shpallur në kërkim policor dy (2) veta, konkretisht:
1- Z. Xhoni Spaho, me moshë 28 vjeç nga Tirana.
2- Z. Genti Baleci, me moshë 49 vjeç.
(Z. Xhoni Spaho rezulton të ketë kandiduar për deputet në zgjedhjet e vitit 2021 nga radhët e Partisë ‘Aleanca për Demokracinë e Re’ që drejtohet nga z. Edmond Stojku.)
Njoftim | Në vijim të njoftimeve të dhëna më datë 26.08.2024 dhe 27.08.2024, për një konflikt fizik të ndodhur në ambientet e një kompleksi në fshatin Palasë, ju informojmë se:
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konfliktin e ndodhur rreth orës 02:20 të mëngjesit të datës 25.08.2024, në ambientet e një kompleksi, në fshatin Palasë.
Pas këqyrjes së kamerave dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i 2 personave të tjerë dhe shpallja në kërkim e tyre, konkretisht e shtetasve:
F. B., 30 vjeç, banues në Durrës, dhe K. C., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Më herët, policia ka shpallur në kërkim shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, dhe G. B., 49 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore është bërë i mundur edhe identifikimi i një tjetër shtetasi, i cili ka mbetur i dëmtuar në këtë konflikt për motive të dobëta, konkretisht shtetasi F. A., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xh. S., G. B., F. B., dhe K. C.
Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






























Comments