U PËRPOQ TË HYNTE NË ZONËN E CENTRALIT BËRTHAMOR | U ARRESTUA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 5, 2023
- 1 min read

Arkansas, Amerikë | Z. Dolill uein Uaisenhant (Doyle Wayne Whisenhunt) është 66 vjeç, vjen nga Arkansas, dhe aktualisht është nën arrest, për tentativë për të thyer portat e një centrali bërthamor në Shtetet e Bashkuara.
Kjo është fabrika Oconee, Karolina e Jugut.
Sipas asaj që shkruajnë mediat amerikane, burri ka tentuar të hyjë në zonën ku ndodhen tre reaktorë bërthamorë, të paktën me disa tentativa.
Herën e parë ai u ndalua në portën e hyrjes nga një roje sigurie.
Pas rreth një ore, ai hyri me shpejtësi të madhe drejt forcave të sigurisë, duke u përpjekur të hynte me forcë në zonë: një pengesë sigurie e tërhequr ndaloi makinën e tij.
Në pamundësi për të kaluar kontrollet dhe i kërcënuar nga rojet e armatosura, burri u largua mbrapsht përgjatë një rruge dheu.
Sherifi i qarkut Akëni (Oconee), Maik Krensho (Mike Crenshaw) tha se ishte e paqartë nëse burri kishte ndonjë lidhje me termocentralin bërthamor, ose me atë zonë të Karolinës së Jugut.
Ai shtoi: “Nuk ka asnjë provë se ky është terrorizëm. i brendshëm.”
Tashmë 66-vjeçari do të duhet të përgjigjet për akuzat për tentativë vrasje, dhe dëmtim me qëllim të keq të pronës private. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments