U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK | PAS DISA DITËSH AGONIE ENEIDA PISHKASHI VDIQ NË SPITAL.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 14, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Znjsh. Eneida Pishkashi me moshë 24 vjeç mbeti e plagosur rëndë në një aksident automobilistik që ngjau në aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thanë.
Ajo nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe vdiq dje në spitalin e Traumës në Tiranë, pas disa ditësh agonie.
Bashkë me të ndjerën e cila qëndroi në koma për 5 ditë, mbetën të plagosur edhe tre anëtarë të familjes së saj.
Ata u aksidentuan nga z. Jetmir Daci, me moshë 44 vjeç, i cili rezultoi i dehur në timon në nivelin 0.40 mg/l në momentin që ka përplasur familjen Pishkashi.
Pas aksidentit automobilistik, z. Daci u ndalua nga policia, por u lirua nga Prokuroria, ndërsa dje pas 5 ditësh, u vendos ndalimi i tij.
Z. Artan Pishkashi, me status shoqëror emigrant, ishte kthyer në atdhe për një arsye familjare, por aty i ndodhi hataja.
Vajza tjetër e familjes 10 vjeçe ka thyer këmbën e po ashtu fraktura ka pësuar dhe vajza 6-vjeçare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















