U MBYLL PROTESTA OPOZITARE PËRPARA KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË: DJEGIE GOMASH + PËRPLASJE ME POLICINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 6, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | U mbyll protesta opozitare përpara Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të mbështetur politikisht mbi raportimet e mediave ndërkombëtare, të cilat, e kanë akuzuar z. Rama se ka ngritur një narkoshtet në Shqipëri.
Të hënën e 10 qershorit, protestuesit do të mblidhen sërish, por këtë herë përpara Bashkisë së Tiranës - në orën 11:00.
Në protestë pati tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe policisë.
Protestuesit u përpoqën të çanin kordonin, por policia nuk e ka lejuar.
Policia hodhi spraj lotsjellës në drejtim të protestuesve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




































