U HAP BAZA AJRORE E NATO-s NË KUÇOVË | MINISTRI PELESHI: INVESTIMI MË MADHOR I NATO-s NË SHQIPËRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 4, 2024
- 1 min read
Kuçovë, Shqipëri | Baza ajrore taktike e NATO-s u hap sot zyrtarisht në Kuçovë.
Ceremonia e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes nisi me luajtjen e himneve të NATO-s dhe të Republikës së Shqipërisë, akt ky që u ndërmuar nga orkestra Frymore e Forcave të Armatosura.
Në këtë aktivitet marrin pjesë krerët më të lartë të Republikës së Shqipërisë, dhe përfaqësues të Aleancës.
Ministri i Mbrojtjes, i Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi deklaroi, se: “Ky është investimi më madhor i NATO-s në Shqipëri, dhe do të shërbejë si një bazë ajrore taktike dhe operacionale, për Aleancën në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.
Sot deklarojmë zyrtarisht hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë. Mbi këtë pistë, MIG-u i fundit ka fluturuar pothuaj 19 vite më parë.
Erdhi koha që në Kuçovë të ndihet jehona e avionëve NATO, mbrojtësve të qiejve tanë, në dekadën më të rrezikshme të historisë moderne të rajonit dhe të mbarë Europës.”
“Helikopterët Bllek Hok (Black Hawk) dhe dronët Bajraktar, të siguruar me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Turqisë, janë aktualisht në gatishmëri të plotë për të nisur fluturimin nga kjo bazë. Numri i tyre do të shtohet ndjeshëm, në një të ardhme të afërt. Dhe për këtë qëllim po punohet fort”, shtoi më tej ministri i Mbrojtjes Peleshi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)









































Comments