top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U BOTUA RREGULLORJA E PROPOZUAR NGA QEVERIA ITALIANE PËR PUNONJËSIT ITALIANË QË DO TË PUNOJNË NË GJADËR DHE SHËN GJIN: KINI KUJDES ME SHQIPTARËT SE E DJEGIN JORGANIN PËR NJË PLESHT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 6, 2024
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | U botua rregullorja e plotë me 14 pika për policët italianë që do të vijnë të punojnë dhe ushtrojnë detyrat e tyre në qendrat e pritjes dhe trajtimit të emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin, sipas marrëveshjes dypalëshe të firmosur nga kryeministrat Rama dhe Meloni.

 

Ndër pikat kryesore të manualit, siç edhe u raportua më herët, përveç mosshoqërimit me gratë shqiptare, veshjes, sjelljes, qëndrimit në lokale për kafe apo menutë e restoranteve, bien ne sy edhe këshillat për kursin e këmbimit, ku punonjësit paralajmërohen për bursën Exhange të Euros në Shqipëri dhe se do humbasin 0.9 cent nga shkëmbimi.

 

Rregullorja apo manuali etik për policët italianë:

 

1- Popullsia shqiptare është shumë mikpritëse, por duhet të merren parasysh disa masa paraprake të dobishme. Shqiptarëve nuk u pëlqen të nënvlerësohen në kuptimin që të mos paraqiten kurrë me një qasje superiore.

 

2- Ata janë një popull modest, prandaj lakuriqësia apo veshja më pak modeste në publik nuk është e mirëseardhur.

 

3- Shmangni shoqërimin me gratë shqiptare në kontekste të ndryshme dhe në mënyrë të jashtëzakonshme. Është një shoqëri më konservatore, sidomos në veri të vendit. Burri që e njeh ose e sheh gruan e tij duke u ballafaquar nga një burrë tjetër, mund të reagojë keq.

 

4- Shqipëria është një vend shumë i sigurt, nuk ka mikrokrim (as vjedhje, as grabitje, as ngacmime seksuale). Prandaj shmangni qëndrimet e mosbesimit.

 

5- Në Shqipëri nuk ka fanatizëm fetar. Pavarësisht se është një vend me shumicë myslimane (mbi 50% të popullsisë), ekziston bashkëjetesa paqësore e feve të ndryshme, duke përfshirë sektet e krishtera ortodokse, të krishtera katolike dhe sektet islamike heterodokse.

 

6- Kafeja nuk konsumohet në banak, por vetëm ulur: kjo është një traditë absolute që duhet ndjekur.

 

7- Në restorante, përmbajuni asaj që është përcaktuar në menu: kërkesat për ndryshime në menu nuk janë të mirëseardhura dhe çojnë në gabime dhe keqkuptime.

 

8- Gatimet shqiptare janë shumë pikante.

 

9- Kursi i këmbimit është paksa i pafavorshëm në raport me 1 me 100 (1 euro është ekuivalente me afërsisht 100 lekë dhe për këtë arsye nëse paguani në euro humbni afërsisht 0.29 lekë cent, nëse bëni shkëmbimin operacionet kushtojnë shumë më tepër, ashtu si tërheqja dhe transaksionet me kartë krediti, të cilat nuk pranohen kudo).

 

10- Karburanti (veçanërisht nafta), ka një kosto më të lartë në krahasim me atë në Itali.

 

11- Qendrat tregtare italiane kanë çmime dukshëm më të larta se ato locale.

 

12- Kini shumë kujdes kur përdorni makina private dhe të kompanisë, për shkak të kushteve të pasigurta të rrugës.

 

13- Zona e Gjadrit është shumë e infektuar me insekte dhe mushkonja, prandaj rekomandohet sjellja e produkteve repelente (dezinfenktantë).

 

14- Kushtojini vëmendje mënyrës sesi flisni... pothuajse të gjithë shqiptarët e dinë mirë italishten.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page