top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUAN JURGEN HARIZI DHE KASTRIOT LEVENISHTI | AKUZOHEN SE TREGTONIN DROGËRA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 20, 2023
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Z. Jurgen Harizi dhe z. Kastriot Levenishti janë arrestuar nga autoritetet vendore të hetimit dhe ndjekjes penale, pasi ishin të shpallur në kërkim policor në kuadër të operacionit “Tempulli”. Ata aukozohen se tregtonin drogëra. Në kuadër të zhvillimit të operacionit policor të koduar “Tempulli” janë goditur 28 grupe kriminale që tregtonin bimë dhe lëndë narkotike në të gjithë vendin. Z. Jurgen Harizi dhe z. Kastriot Levenishti ishin shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë iu kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Aktet procedurale penale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page