top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUAN ELTON KOÇI + KUJTIM KOVAÇI + GAZMEND DAUTI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 17, 2024
  • 1 min read

Durrës, Shqipëri | Z. Elton Koçi, me moshë 19 vjeç, dhe z. Kujtim Kovaçi, me moshë 28 vjeç, u arrestuan nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit.

Z. Kovaçi ishte në kërkim policor, sepse, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Përpos sa më lart, ata akuzohen se në datën 13 janar kanë vjedhur vegla pune me vlerë rreth 200000 lekë, në një objekt që po restaurohej, në lagjen nr. 4, në Durrës.

Në datën 14 janar 2024, kanë vjedhur një elektromotor, në një banesë që gjendet në lagjen nr. 11, në Durrës.

Në vijim të veprimeve proceduriale të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, u arrestua z. Gazmend Dauti, me moshë 54 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Ai kishte blerë nga të arrestuarit e sipërcituar, disa nga veglat e vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në një njoftim të Policisë së Shtetit.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page