U ARRESTUA ZEF TUCI | NDËRTOI OBJEKT PA LEJE NË LUGINËN E PATOKUT PËR TA BËRË LOKAL.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 21, 2023
- 1 min read

Patok, Laç, Shqipëri | Z. Zef Tuci, me moshë 61 vjeç, u arrestua nga strukturat vendore të policisë, pasi akuzohet se ndërtoi pa leje një objekt një katësh, te “Laguna e Patokut”, të cilin, do ta bënte njësi shërbimi (bar-kafe).
NJOFTIM I POLICISË SË SHTETIT.
Kurbin/ Intensifikohen kontrollet për konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve përgjegjës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të intensifikimit të kontrolleve për parandalimin e konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe të krimeve të tjera kundër mjedisit, me fokus zonat bregdetare e zonat e mbrojtura, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Z. T. 61 vjeç, banues në Laç.
61-vjeçari, në zonën “Laguna e Patokut”, kishte ndërtuar një objekt njëkatësh, me qëllim përdorimi për lokal, pa leje të organeve kompetente.
Kontrollet dhe verifikimet për konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe veprave të tjera penale kundër mjedisit, vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
Lajm në përditësim, ...
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments