U ARRESTUA REMZI AZEMI | AKUZOHET PËR VRASJEN E ILIR HIDRIT NË EKUADOR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 6, 2023
- 1 min read
Updated: Sep 27, 2024

Shkup, Maqedoni e Veriut | Z. Remzi Azemi, qytetar me shtetësi të Republikës së Kosovës, u arrestua nga strukturat vendore të policisë maqedone. Ai ishte i shpallur në kërkim policor ndërkombëtar për vrasjen e z. Ilir Hidri (ish-qytetar i Republikës së Shqipërisë, me moshë 40 vjeç, nga Vora, i cili, u gjet i vrarë me 3 plumba), ngjarje e ndodhur në muajin qershor të vitit 2017, në qytetin Guajakil (Guayaquil), të Ekuadorit. Enti mediatik ekuadorian Universi (El Universo), kumtoi se gjatë hetimeve paraprake janë grumbulluar prova që dëshmojnë lidhjen e z. Azemi me vrasjen e z. Hidri. “I arrestuari është në pritje të procesit formal të ekstradimit”, deklaroi policia ekuadoriane. Kumtohet se z. Hidri ishte i infiltruar i policisë në rrjetin e tregtimit të lëndëve narkotike (kokainës), tregtim i cili kishte si pjesë përbërëse edhe trafikimin e saj nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të Europës. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments