U ARRESTUA NURIE VEJZI | ISHTE E DEHUR NË TIMON: U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 24, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Znj. Nurie Vejzi, me moshë 37 vjeç, banuese në fshatin Prezë, u arrestua nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit.
Ajo akuzohet se drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Gjatë drejtimit të automjetit ajo u përfshi në aksident automobilistik, në rrugën e Rinasit.
Si pasojë e të cilit u lënduan 6 veta që udhëtonin në automjetin me të cilin u përplas, nga të cilët, tre veta ishin të mitur, të cilët, u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Njoftim | N. V., 37 vjeçe, banuese në Prezë, pasi ditën e djeshme, në orën 23:20, në rrugën e Rinasit, duke drejtuar në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. B., 37 vjeç.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi F. B., dhe pasagjerët në automjet, shtetasit A. T., R. T., dhe tre fëmijët e tyre të mitur, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, thuhet në një njoftim të Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments