top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA GENTJAN MEMA: “MBAJTJA PA LEJE DHE PRODHIMI I ARMËVE, ARMËVE SHPËRTHYESE DHE I MUNICIONIT” DHE “FALSIFIKIMI KOMPJUTERIK”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 11, 2024
  • 2 min read

Kurbin, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Gentjan Mema, me moshë 33 vjeç.

 

Ai dyshohet se përndiqte një 24 vjeçare nga Durrësi nëpërmjet llogarive false në rrjetet sociale virtuale “Facebook” dhe “Instagram”.

 

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal 1 armë zjarri kallashnikov dhe 2 krehra me 46 fishekë.

 

Njoftim | Pas depozitimit të kallëzimit të një shtetase 24 vjeçare nga Durrësi në vitin 2023 mbi shqetësime të vazhduara nga llogari të ndryshme të fallsifikuara në rrjetet sociale “Facebook” dhe “Instagram”, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike,  në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila regjistroi procedimin për veprën penale "Falsifikimi kompjuterik", kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasit që hapte këto llogari në rrjetet sociale, si dhe është siguruar informacion se ky shtetas mbante armë zjarri, pa leje.

 

Mbi bazën e provave të siguruara, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka urdhëruar kontrollin e banesës së shtetasit Gentjan Mema i dyshuar për hapjen e llogarive false në rrjetet sociale dhe për armëmbajtje pa leje.

 

Nga kontrolli i ambienteve të banesës së këtij shtetasi, në Fushë Mamurras, Kurbin, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri tip kallashnikov dhe 2 krehra me 46 fishekë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe "Falsifikimi kompjuterik".

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page