top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA GARDISTI KRISTJAN GJINI | “AMP”-ja DHE POLICIA I GJETËN ARMË ZJARRI PA LEJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 9, 2023
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës ka firmosur përjashtimin e një efektivi 32-vjeçar nga radhës e saj.


Bëhet fjalë për z. Kristjan Gjini, të cilit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Policia e Tiranës i gjetën një armë zjarri pa leje në automjet.


Prej tyre u krye arrestimi i z. Gjini, për shkelje penale të parashikuar si: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.


Përpos sa më lart, z. Gjini iu sekuestruan edhe dy aparate telefonikë.


Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page