top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA ERMAL BINJAKU: KONSIDEROHET SI NJË PREJ SUBJEKTEVE QË MBAJTI PENG NË NJË APARTAMENT NË LAGJEN “ASTIR” SAJMA QORDJEN | U SHPALLËN NË KËRKIM POLICOR 5 TË TJERË (EMRAT 1 PËR 1).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 26, 2025
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Ermal Binjaku, me moshë 36 vjeç.

 

Ai konsiderohet si njëri prej subjekteve që mbajtën peng (të mbyllur) znjsh. Sajma Qordja, me moshë 21 vjeç, në një apartament në zonën e lagjes "Astir", ngjarje kriminale e ndodhur më 9 janar të vitit 2025.

 

Në kërkim policor janë shpallur:

1- Z. Joni Sadikaj.

2- Z. Skerdi Sina.

3- Z. Arnold Jaho.

4- Z. Ogert Alia.

5- Z. Anduen Alia.

 

Vijojnë hetimet paraprake për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page