top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA DEPUTETI FRANCEZ | AKUZOHET SE I HODHI EKSTAZI NJË DEPUTETEJE ME QËLLIM QË TA ABUZONTE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 17, 2023
  • 2 min read

Paris, Francë | Senatori Joël Guerriau është në arrest policor, i dyshuar se ka droguar një deputete, me qëllim që ta sulmonte seksualisht. Zyra e prokurorit publik të Parisit konfirmoi ndalimin e zyrtarit të zgjedhur për administrimin e një personi, pa dijeninë e tij, nëpërmjet një substance që mund të dëmtojë aftësinë dalluese ose kontrollin e veprimeve për të kryer përdhunim ose sulm seksual. Senatori (Les Indépendants) i Loire-Atlantique, Joël Guerriau, u vu në paraburgim policor, të enjten, më 16 nëntor 2023, në Paris, i dyshuar se kishte droguar një deputete, me qëllim që ta sulmonte seksualisht. Zyra e prokurorit publik të Parisit konfirmoi këtë vendosje në paraburgim policor të tij. Dy burime të afërta me këtë çështje kanë konfirmuar për entin mediatik francez Agence France-Presse (AFP) se kjo grua është deputete, por, prokuroria nuk ka dashur të komentojë këtë pikë. Kërkimet në shtëpi. Viktima thuhet se është ndjerë keq, pasi ka pirë një pije natën e së martës, në të gëdhirë e mërkurë, në shtëpinë pariziane të senatorit 66-vjeçar, me të cilin nuk ka marrëdhënie intime, konfirmoi prokurori publik. Mostrat nga trupi i saj zbuluan praninë e ekstazisë, konfirmoi më tej prokuroria e Parisit, dhe më pas deputetja bëri denoncim. Një kontroll i kryer në shtëpinë e të zgjedhurit konfirmoi praninë e ekstazisë. Me profesion bankier, i zgjedhur në Asamblenë e Lartë që nga viti 2011, Joël Guerriau është sekretar i Senatit, dhe nënkryetar i komisionit për punët e jashtme, mbrojtjen dhe forcat e armatosura. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page