U ARRESTUA DENITO RUCI: AKUZOHET SE PLAGOSI ME ARMË TË FTOHTË (THIKË) MARIGLEN DURON I CILI ËSHTË JASHTË RREZIKUT PËR JETËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 25, 2024
- 1 min read
Sarandë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Denito Ruci.
Ai dyshohet se plagosi me armë të ftohtë (thikë) z. Mariglen Duro.
Njoftim | Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, menjëherë pas marrjes së njoftimit se shtetasi D. R., kishte plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. D., dhe ishte larguar menjëherë pas ngjarjes, organizuan punën për kapjen e autorit duke ushtruar kontrolle të vazhdueshme.
Si rezultat i kërkimeve, pas disa orësh, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
D. R., 38 vjeç, banues në Sarandë.
Ky shtetas dyshohet se më datë 24.09.2024, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 1, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. D., 38 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


















Comments