U ARRESTUA ANTON KASA: AKUZOHET SE QËLLOI ME THIKË NJË 26-VJEÇAR NË LAGJEN “HAXHIAS”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 12, 2024
- 2 min read
Elbasan, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Anton Kasa.
Ai akuzohet për plagosje të kryer me thikë, mesnatën e së premtes, në lagjen “Haxhias” të qytetit të Elbasanit.
Raportohet se ky i fundit ka tentuar të vrasë me thikë në gjendje të dehur një 26-vjeçar, i cili, u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.
U arrestua gjithashtu edhe mjeku roje në spitalin ku mori mjekim viktima.
Mjeku akuzohet për shpërdorim detyre.
Njoftim | Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Mesnata”.
Zbardhet ngjarja e ndodhur mesnatën e djeshme, ku një shtetas tentoi të vriste me mjet të mprehtë, një 26-vjeçar.
Si rezultat i veprimeve policore kapet dhe vihet në pranga autori i ngjarjes.
Në pranga vihet dhe mjeku i spitalit ku mori mjekim 26-vjeçari, për shpërdorim të detyrës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Haxhias”, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës një 26-vjeçar, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve të shpejta operacionale dhe inteligjencës policore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mesnata”, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar shtetasit A. K., 59 vjeç, banues në Elbasan.
Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi A. K., mesnatën e djeshme, në lagjen “Haxhias”, në gjendje të dehur, ka tentuar të vrasë me mjet të mprehtë (thikë) shtetasin D. B., 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore.
Po nga veprimet hetimore ka rezultuar se mjeku i rojes, në spitalin ku ka marr mjekim 26-vjeçari, nuk ka shënuar në kartelën mjekësore asnjë informacion mbi mjekimet e dhëna të pacientit. Për këtë arsye Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e tij.
Urdhër ndalimi i Prokurorisë është ekzekutuar nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, të cilët kanë ndaluar mjekun roje në spitalin ku ka marrë mjekim 26-vjeçari, shtetasin K. D., 32 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments