U ARRESTUA ALTJON SULEJMANAJ: AKUZOHET SE I VURI ZJARRIN BANESËS KU GJENDESHIN PRINDËRIT E TIJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 24, 2024
- 1 min read
Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Altjon Sulejmanaj.
Njoftim | Mbrëmjen e djeshme, në lagjen "15 Tetori", Fier, një banesë ku ndodheshin 2 të moshuar, është përfshirë nga flakët.
Pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, të cilët kanë mundur të nxjerrin nga banesa, 2 të moshuarit, në gjendje të mirë shëndetësore.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Nga hetimet paraprake rezultoi se djali i shtetasve të moshuar, shtetasi A. S., 42 vjeç, banues në Fier, i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte bashkë me prindërit, ka mbyllur dyert, në mënyrë që ata të mos dilnin nga banesa dhe është larguar.
Policia ka arrestuar 42-vjeçarin dhe nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar më parë dhunë ndaj prindërve të tij.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare", mbetur në tentativë, "Dhuna në familje" dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr", thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


















Comments