top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TURQIA SULMOI FORCAT KURDE | 7 TË VDEKUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 5, 2023
  • 1 min read

Stamboll, Turqi | Shtatë punëtorë u vranë për shkak të sulmeve turke kundër forcave kurde, në veri të Sirisë në provincën Hasakeh. Kështu deklaroi z. Farhad Shami, zëdhënës i SDF-së, forcat e udhëhequra nga kurdët në Sirinë veriore, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, duke folur për AFP. Sipas z. Shamit, dronët turq kanë goditur që në mëngjes pozicione ushtarake, një automjet ushtarak, dhe infrastrukturë civile. OJQ-ja Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut kishte njoftuar më parë se dy persona kishin vdekur në mëngjes në provincën Hasakeh për shkak të sulmeve të Ankarasë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page