top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TURQIA NËNSHKROI MARRËVESHJE ME MBRETËRINË E BASHKUAR PËR TË BLERË 20 AVIONË LUFTARAKË “EUROFIGHTER” PËR 8 MILIARDË PAUND (10.7 MILIARDË $).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 13 minutes ago
  • 2 min read
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayyip Erdogan), dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keër Starmër (Keir Starmer), shtrëngojnë duart gjatë një takimi dypalësh në samitin e NATO-s në Hagë, Holandë, më 25 qershor 2025.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayyip Erdogan), dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keër Starmër (Keir Starmer), shtrëngojnë duart gjatë një takimi dypalësh në samitin e NATO-s në Hagë, Holandë, më 25 qershor 2025.

Ankara, Turqi | Turqia ra dakord të blejë 20 avionë të rinj Eurofighter Typhoon nga Mbretëria e Bashkuar për 8 miliardë paund (10.7 miliardë dollarë) të hënën, duke thelluar lidhjet e aleatëve të NATO-s dhe duke forcuar mbrojtjen ajrore turke, pasi Ankaraja tha se po kërkonte gjithashtu 24 avionë të tjerë nga shtetet e Gjirit Persik.


Kryeministri britanik Keir Starmer, në vizitën e tij të parë në Turqi që nga marrja e detyrës vitin e kaluar, nënshkroi marrëveshjen me Presidentin Rexhep Taip Erdogan dhe e quajti atë një moment historik.


Presidenti Erdogan tha se mund të pasojnë projekte të përbashkëta në industrinë e mbrojtjes.


Marrëveshja, të cilën, disa analistë e quajtën të shtrenjtë, vjen ndërsa Turqia kërkon të shfrytëzojë avionët luftarakë të përparuar për të kompensuar terrenin me rivalët rajonalë si Izraeli, i cili, ka nisur sulme në të gjithë Lindjen e Mesme këtë vit.


Ndërkohë, Evropa i është drejtuar gjithnjë e më shumë Turqisë, ushtrisë së dytë më të madhe të NATO-s dhe një eksportuese e madhe e dronëve të armatosur, për të përforcuar krahun e saj lindor dhe potencialisht për të mbështetur çdo forcë stabilizimi të pasluftës në Ukrainë.


Londra tha se Ankaraja do të merrte të parin nga grupi prej 20 avionësh “Typhoon” në vitin 2030.


Kryeministri Starmër (Starmer) tha se marrëveshja, për të cilën, bisedimet filluan në vitin 2023, përfshinte një mundësi për të blerë më shumë.


Analisti i sigurisë dhe mbrojtjes me qendër në Stamboll, Burak Illdirim (Yildirim), e quajti çmimin prej 8 miliardë paundësh jashtëzakonisht të lartë dhe të pashembullt, edhe nëse përfshin opsione, municione, pjesë këmbimi dhe trajnime.


Ata po shesin aeroplanë me çmime sa të fregatave”, tha z. Illdirim (Yildirim).


Kjo marrëveshje është mashtrim i plotë. Nuk mund të kesh një avion luftarak për 400 milionë paund; ata po shesin një aeroplan për çmimin e katër aeroplanëve”, tha ai.


Në muajin korrik, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar kishin nënshkruar një marrëveshje paraprake blerjeje për deri në 40 aeroplanë “Typhoon”, të miratuar nga anëtarët e konsorciumit “Eurofighter”, përfshirë Gjermaninë, Italinë dhe Spanjën, të përfaqësuar nga Airbus (AIR.PA), BAE Systems (BAES.L), dhe Leonardo (LDOF.MI).


Javën e kaluar, Presidenti Erdogan vizitoi Katarin dhe Omanin pjesërisht për të diskutuar planin.


Turqia, duke shijuar lidhjet e saj më të ngrohta me Perëndimin në vite, është përpjekur të sigurojë “Eurofighter” dhe gjithashtu potencialisht F-35-sa të prodhuara në ShBA-ës për të mbështetur flotën e saj të vjetëruar kryesisht me F-16-ta.


Sulmet ajrore nga Izraeli - fuqia ushtarake më e përparuar e rajonit me qindra avionë luftarakë F-15, F-16 dhe F-35-sa të furnizuar nga ShBA-ës - ndaj fqinjëve të Turqisë, Iranit dhe Sirisë, si dhe ndaj Libanit dhe Katarit, e kanë shqetësuar Ankaranë gjatë vitit të kaluar dhe e kanë bindur atë të ripërtërijë mbrojtjen e saj”, thanë zyrtarët.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page