RRUGA “ALI SHEFQETI”; SHKOZË; TIRANË | ASTRIT IDRIZI U ARRESTUA; AGIM ZIU DHE ISMETE ZIU U KONSTATUAN TË VDEKUR (TË DJEGUR).

Rruga “Ali Shefqeti”, Shkozë, Tiranë | Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Astrit Idrizi, me moshë 35 vjeç.
Ai konsiderohet doras në zjarrvënien ndaj një objekti banimi ku mbetën të vdekur:
1- Z. Agim Ziu, me moshë 68 vjeç.
2- Znj. Ismete Ziu, me moshë 65 vjeçe.
Vitimat janë prindërit e bashkëjetueses.
Njoftim | Tiranë.
Zbardhen autorësia dhe rrethanat e zjarrit, rreth mesnatës, te banesat sociale.
I vuri zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses, në Shkozë, me pasojë vdekjen e të dy bashkëshortëve, arrestohet menjëherë pas krimit, 35-vjeçari.
Rreth orës 00:30 të datës 14.10.2026, menjëherë pas njoftimit për zjarr te banesat sociale në rrugën “Ali Shefqeti”, Shkozë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë në lidhje me rastin.
Nga veprimet hetimore të kryera nga ekspertë kriminalistë dhe ekspertë të rasteve të zjarrvënieve, dyshohet se shtetasi A. I., 35 vjeç, i ka vënë zjarrin njërës prej banesave të këtij kompleksi, konkretisht asaj të shtetasve I. Z., 65 vjeçe dhe A. Z., 68 vjeç, prindër të bashkëjetueses së tij.
Si pasojë, humbën jetën në spital, të dy bashkëshortët, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments