TURQI: AUTOBUZI RA NË RRËPIRË | 6 TË VDEKUR + 35 TË PLAGOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 1, 2023
- 1 min read

Provinca Amasya, Turqi | Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë janë plagosur në një aksident të rëndë rrugor me një autobus ndërqytetës në provincën Amasya, në veri të Turqisë. Mediat e raportuan këtë lajm të shtunën. Sipas kanalit televiziv “A Haber”, autobusi po transportonte banorë të Izmirit, në pjesën perëndimore të vendit, në qytetin Tokat, në provincën me të njëjtin emër, që ndodhet 300 kilometra në lindje të kryeqytetit turk, duke kaluar nëpër Ankara. Rreth orës 06:45 (koha lokale) drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit në afërsi të qytetit të Merzifonit, duke bërë që autobusi të përmbyset në rrëpirë. Policia dhe shërbimet mjekësore kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe kanë trajtuar viktimat. Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spitalet lokale, për të marrë ndihmën e nevojshme. Po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, por për momentin nuk ka asnjë hipotezë zyrtare. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)

















Comments