top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TURP NË “FRENCH OPEN” | TENISTI ULTRANACIONALIST SERB BËN THIRRJE KUNDËR REPUBLIKËS SË KOSOVËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 29, 2023
  • 1 min read

ree

Paris, Francë | Tenisti serb, Novak Xhokoviç (Novak Djokovic) ka dhënë një mesazh kundër Republikës së Kosovës, akt të cilin e kreu pas fitores që arriti në ndeshjen e parë të “Grand Slam French Open”, ku ai doli fitimtar në raundin e parë kundër Aleksandar Kovacevic 3:0 (6:3, 6:2, 7:6) në sete. Pas mbaroi ndeshja, tenisti serb mori një një stilolaps, dhe shkroi në ekranin e kamerës mesazhin me përmbajtjen “Kosova është zemra e Serbisë! Ndaleni dhunën”. Kjo nuk është hera e parë që ai bën thirrje kundër Republikës së Kosovës. Reagimet kundër tij ishin jashtëzakonisht të mëdha, dhe kërkuan skualifikimin e tij nga sporti i tenisit. Ai u kritikua masivisht për përhapjen e propagandës së rreme, të propagandës që mohon krimet kundër njerëzimit të kreyera nga makineria serbe e luftës mbi popullin vendali të Kosovës. “Novak Djokovic duhet të ndalohet nga çdo aktivitet sportiv. Është shumë e rrezikshme ta lëmë atë të përhapë propagandë të rreme që çoi në vdekjen e mijëra shqiptarëve të Kosovës”, shkruhet mes të tjerash, në komentet që referohen aktit të tij krimmohues e antishqiptar.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page