top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TURISTËT NUK NJOHIN TERRENIN DHE HUMBASIN JETËN | INSTITUCIONET NUK PËRCAKTOJNË UDHËKALIMET ZYRTARE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 10, 2023
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Duke filluar nga muaji janar i viti 2023, 9 turistë të huaj që ishin duke vizituar Shqipërinë, kanë humbur jetën, dhe kjo për shkak të faktit se tashmë Shqipëria nuk vizitohet vetëm gjatë muajve të verës, por gjatë gjithë vitit. Rasti më i fundit i humbjes së jetës prej një turistitë huaj, u shënua 8 qershor 2023, ku një 55-vjeçare me origjinë nga Polonia, humbi jetën në Durrës, pasi ra aksidentalisht nga ballkoni i një hoteli. Tjetër rast i rëndë, ishte ai i humbjes së jetës së dy turisteve të huaja, njëra belge dhe tjetra franceze, të cilat vdiqën në Valbonë, në datën 9 maj 2023, si pasojë e faktit se po kalonin në këmbë, pa udhërrëfyes, nga Thethi drejt Valbonës, dhe u rrëzuan në humnerë. Po aty rrotull, një vit më parë, humbi jetën një turist i huaj, me kombësi gjermane. Tërheqës tashmë janë dhe lumenjtë, për të ushtruar sportin e rafting-ut, por edhe ata kanë marrë jetë turistësh të huaj. Në Kanionet e Osumit, më 11 maj 2023, u mbyt një turist hollandez, ndërsa në Kanionet e Langaricës, më 31 mars 2023, u mbyt një 66-vjeçare gjermane, por shpëtoi bashkëshorti i saj. Jetët e turistëve të huaj nuk e kanë kursyer as aksidentet rrugore, si ai i ndodhur në datën 9 maj 2023, ku një automjet në të cilin udhëtonin një çift turistësh gjermanë, u përplas përplas me një maune (automjet tip trajler), që drejtohej nga një qytetar serb. Gruaja humbi jetën në vend, por bashkëshorti i saj i cili ishte pasagjer, u plagos me pasoja jo të lehta. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page