TUNIZI | TENSIONE TË FORTA DIPLOMATIKE MES TUNISIT DHE BASHKIMIT EVROPIAN; PRESIDENTI KAIS SAIED THIRRI AMBASADORIN E BASHKIMIT EVROPIAN NË TUNIS XHUZEPE (GIUSEPPE) PERRONE NË PALLATIN E KARTAGJENËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 17 hours ago
- 1 min read

Tunis, Tunizi | “Presidenti tunizian Kais Saied thirri Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tunis, Xhuzepe (Giuseppe) Perrone, në Pallatin e Kartagjenës për të shprehur protestën e tij të fortë kundër mosrespektimit të rregullave diplomatike dhe trajtimit të marrëdhënieve diplomatike jashtë kanaleve zyrtare të njohura në cilësinë e tij si Ambasador i Bashkimit Evropian në shtetin tunizian dhe institucionet e tij”.
Kjo është ajo që thuhet në një shënim nga presidenca tuniziane.
Sipas komentuesve vendas, referenca është për takimin e së hënës së kaluar midis Ambasadorit Perrone dhe z. Nuredin Tabubi (Noureddine Taboubi), sekretarit të përgjithshëm të sindikatës së fuqishme UGTT.
Gjatë takimit, ambasadori i Bashkimit Evropian vlerësoi rolin e UGTT-së, duke përmendur Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2015 të dhënë Kuartetit për Dialog Kombëtar, dhe riafirmoi angazhimin e Evropës për të ruajtur bashkëpunimin me shoqërinë civile tuniziane.
Ditët e fundit, UGTT-ja kishte paralajmëruar për mundësinë e një greve kombëtare në mbrojtje të të drejtave sindikale, në sfondin e një krize ekonomike dhe sociale që vazhdon të nxisë protesta dhe mobilizime.
Takimi i ambasadorit të Bashkimin Evropian me sindikatën ishte pjesë e një serie takimesh me palë të tjera të interesuara tuniziane, përfshirë një me shoqatën e punëdhënësve të Utica-s, i cili, u zhvillua disa ditë më parë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments