TUNIZI | NJË KRITIK I PRESIDENTIT KAIS SAIED U DËNUA ME 5 VJET BURG PËR NJË LLAF GOJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 hours ago
- 2 min read

Tunis, Tunizi | Një gjykatë tuniziane dënoi të premten një kritik të shquar të Presidentit Kais Saied me pesë vjet burg, i fundit në një seri veprimesh që synojnë figurat e opozitës, të cilat, akuzojnë Presidentin Saied se po përdor gjyqësorin për të çimentuar atë që ata e quajnë sundim autoritar.
Z. Ahmed Suab (Souab), një ish-gjyqtar administrativ, u dënua nga një gjykatë antiterrorizëm në Tunis.
Ai u ndalua në mujain prill për komente që kritikonin gjyqësorin dhe përshkruanin gjyqtarët e vendit si njerëz që punonin me thikë në kokë.
Autoritetet tuniziane thanë se komenti ishte një kërcënim, ndërsa mbrojtja e z. Suab (Souab) tha se i referohej presionit politik, me të cilin, përballet gjyqësori.
“Pesë vjet burg, për çfarë? Për një frazë figurative, një shprehje spontane që të gjithë e kuptuan si simbolike, përveç autoriteteve. Ahmed Suab (Souab) është i burgosur në vendin tonë”, tha avokati i tij Sami Ben Ghazi.
Këtë javë, tre OJQ të shquara njoftuan se autoritetet kishin pezulluar aktivitetet e tyre për shkak të financimit të dyshuar të huaj - një veprim që ato e përshkruan si një përpjekje për të heshtur zërin e fortë të shoqërisë civile.
Që kur Presidenti Saied mori pushtete të gjera në vitin 2021, duke shpërndarë parlamentin dhe duke vendosur me dekret, kundërshtarët thonë se ai ka shkatërruar pavarësinë e gjyqësorit.
Ai shpërbëu Këshillin Suprem Gjyqësor dhe shkarkoi dhjetëra gjyqtarë në vitin 2022 - lëvizje që grupet e opozitës dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut i dënuan si grusht shteti.
Shumica e udhëheqësve të opozitës janë në burg për akuza të ndryshme, përfshirë z. Rashid Ganuçi (Rached Ghannouchi), kreun e partisë opozitare Ennahda, dhe z. Abir Musi (Moussi), kreun e Partisë së Lirë Kushtetuese.
Presidenti Saied mohon përdorimin e gjyqësorit kundër kundërshtarëve të tij politikë dhe thotë se po e pastron vendin nga ata që i quan tradhtarë dhe figura të korruptuara, duke shtuar se gjyqtarët që i lirojnë nga akuzat janë bashkëpunëtorë të tyre.
Ai thotë se nuk do të jetë diktator.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments