TRENTO; ITALI | KLODJAN ÇESKU DHE ARSILD MEMAJ U DËNUAN ME BURG; MARJAN NDREKAJ PRITET TË DALI NË GJYQ PENAL; GRABITJA E 300 MIJË € TË BIZNESMENIT EUXHENIO GALIXOLI (EUGENIO GALLIZIOLI).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read

Trento, Itali | Autoritetet vendore të gjykimit penal shqiptuan dënime penal me katër (4) vjet dhe tre (3) muaj heqje lirie ndaj:
1- Z. Klodjan Çesku, me moshë 31 vjeç.
2- Z. Arsild Memaj, me moshë 21 vjeç.
Si dënim plotësues ndaj tyre u shqiptua edhe një gjobë prej 1200 € dhe njëkohësisht një gjobë tjetër prej 15 mijë € me qëllim dëmshpërblimin e biznismenit Euxhenio Galixoli (Eugenio Gallizioli), me moshë 72 vjeç.
Si subjekt i përfshirë në akte kriminale ndaj biznesmenit në fjalë është edhe:
1- Z. Marjan Ndrekaj, me moshë 44 vjeç, ndaj të cilit, pritet të fillojë gjykimi penal.
Ata konsiderohen të përfshirë në grabitje, akt kriminal i ndodhur mes datës 7 dhe 8 tetor të vitit 2025, në vilën e biznesmenit Galixoli (Gallizioli), në rrugën “Falzolgher”, ku ata hynë për të marrë sende me vlerë.
Ata e kërcënuan me armë dhe e mbajtën peng për rreth katër orë por ai refuzoi të tregonte kodin e kasafortës.
Ata përdorën një mjet prerës për ta hapur dhe për të marrë rreth 300 mijë €.
Biznesmeni Euxhenio Galixoli (Eugenio Gallizioli) kërkoi që të dëmshpërblehet me 400 mijë € për dëmet materiale dhe morale që i shkaktuan të lartpërmendurit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments