BARI; ITALI | HODHI BASHKËSHORTEN NGA BALLKONI; MË PAS VRAU VETEN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 days ago
- 1 min read

Bari, Itali | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) morën dijeni se:
1- Një burrë 61-vjeçar dyshohet se e ka hedhur gruan e tij 54-vjeçare nga ballkoni dhe më pas është hedhur edhe vetë.
Trupat e pajetë ishin shtrirë krah për krah në hyrjen e shtëpisë që të çonte në garazhin e ndërtesës ku jetonin.
Një fqinje raportoi ngjarjen në polici, duke thënë se të dy po ndaheshin dhe se e dëgjoi gruan të bërtiste përpara se ta shihte të binte.
Çifti ka dy fëmijë, njëri jeton në Zvicër dhe tjetri në Trani.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
























Comments